Policia e Kosovës ka arrestuar dje personin me inicialet B.C., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Blerja ,Posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge”.
Policia ka njoftuar se pas ndaljes së makinës së të dyshuarit zyrtarët policor kanë hasur në disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Tutje policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar 10 (dhjetë) paketime me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, që dyshohet të jenë afërsisht rreth 10 (dhjetë) kilogram.
Tutje, gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit e cila gjendej në Prishtinë, janë gjetur dokumentacione të ndryshme personale (letërnjoftime, pasaporta) të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e vizave të një shteti të huaj.
“Vlen të potencohet se gjatë kontrollit policor gjithashtu janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë veriore si dhe telefona mobil samsung, nokia”, njofton policia.
I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme.