Shërbimi spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1 mijë e 116 pacientë, prej të cilëve 995 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, 935 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.
Në njoftim tregohet se në QKUK janë të shtrirë 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi.
Pacientët sipas klinikave
– Klinika Infektive, 117 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë
– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.
Pacientët sipas spitaleve:
– Spitali i Prizrenit, 143 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 129 pacientë
– Spitali i Pejës, 180 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 125 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.