Trupi gjykues i caktuar në çështjen e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ua ka vazhduar masën e paraburgimit këtyre dy të fundit.
Sipas vendimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar Gucati dhe Haradinaj kanë kohë dero më 8 tetor që të parashtrojnë parashtresat lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit. Kurse, mbrojtja deri me 15 tetor ka afat t’i përgjigjet prokurorisë.
Në vendim gjithashtu theksohet se kundër Gucatit dhe Haradinajt ekzistojnë ende arsye për vazhdimin e paraburgimit.
Kujtojmë se Nasim Haradinaj akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshinë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen dhe shkeljen e fshehtësisë së procedurës.