Një 48-vjeçar në Greqi i cili po mbahej në qeli për vrasjen e gruas së tij 55-vjeçare është gjetur i varur mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ndodhi mesditën e të hënës në Selanik. Policia hyri në banesë me ndihmën e fqinjëve. Ata i thanë policisë se autori u largua nga banesa me duart e mbuluar a me gjak.
Miqtë e viktimës treguan se çifti kishte shumë probleme pasi ai ishte shumë agresiv dhe ajo u kishte treguar se donte të ndahej.
Para vrasjes një dëshmitar i pa të konfliktoheshin ashpër. Në momentet e fundit të jetës ajo iu lut partnerit “Të lutem mos më vrit”.