Falenderoj stafin e mjekëve dhe infermierëve në spitalin rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” që me gjithë mundin dhe sakrificat po përballen në mbrojtjen dhe mbijetesën e secilit pacient. Puna dhe mundi që po bën uroi që të merrni shpërblimin më të madh nga Zoti dhe uratat e pacientëve.
Falenderoj kryeministrin që as një lloj shqetësimi nuk ka për popullin, i cili po i vdes nga mungesa më elementare e oksigjenit. Mos të flasim për gjërat tjera esenciale (barërat dhe terapitë dhe aparatat tjera të domosdoshme për mbrojtjen e pacientëve), madje aq i hutuar me ministrat e shëndetësisë në ndërrimin e posteve politike sa që po gjen kohë me debatu dhe me japë opinionin e tij mbi arkivolet e të miturve kinse po jap lotë krokodili.
Nuk kam pritë mrekullinë se e di kapacitetin tonë, po së paku të jesh afër qytetarëve dhe infermierëve. Uroj që postet politike kanë me të pagëzu ty dhe klasën tënde politike me kurorën e atyre varreve që po i mbush Covidi çdo ditë.
Në dhomën time është një heshtje e madhe, pasi shumë shokë dhe shoqet më kanë humbur betejën me Covid. Një natë vonë bisedonim rreth mesnate se kur do iknim nga këto do takoheshim dhe do të pimë kafe gjithë, së bashku, dhe për të përqafuar njëri me tjetrin që ia dolëm mbanë Covidit, por për fat të keq duhet të shkoj me lule tek varri aty ku ti po zgjedh debatet i dashur kryeministër.
Ndoshta shkrimi im që po ta dedikoj nuk ka me has askund, po së paku mos të harrosh se natën vonë, qielli dëgjon dhe rënkimet dhe ofshamat e këtyre njerëzve që janë këtu dhe se çdo gjë do të kthehet në këtë jetë.
Nga Spitali Rajonal i Gjakovës “Isa Grezda”, Dhoma 7A, Pulmologji