• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Provinca e vetme që po lufton kundër talebanëve, “luani i Panjshir” dhe “hilet” e luginës

24/08/2021 - 12:21:16
Provinca e vetme që po lufton kundër talebanëve, “luani i Panjshir” dhe “hilet” e luginës

E ndërsa talebanët forcojnë kontrollin e tyre në Afganistan, ekziston një rajon i largët, rezistenca e të cilit ndaj grupit militant shkon dekada më parë. Tani, rezistenca e fundit është nën kërcënim. Talebanët kanë grumbulluar forca në dhe rreth krahinës Panjshir, e vetmja që ende nuk ka rënë nën kontrollin e militantëve. Të hënën, talebanët thanë se kishin kapur tre zona në Luginën Panjshir. Çfarë duhet të dini për lëvizjen e rezistencës në Panjshir?

Ku është Lugina e Panjshir?

Lexo më shumë

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

June 13, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 13, 2025
11

Lugina Panjshir, rreth 150 kilometra (rreth 93 milje) në veri të Kabulit, është epiqendra e luftës guerile afgane. Lugina i ka rezistuar gjatë okupimit të huaj; ushtria e Perandorisë Britanike nuk ishte në gjendje të depërtonte në rajon gjatë përpjekjes së saj për të marrë Afganistanin në shekullin XIX.

Në vitet 1980, luftëtarët që mbronin luginën nën udhëheqjen e Ahmad Shah Massoud arritën të mbanin nën kontroll forcat sovjetike, edhe pse “BRSS” kontrollonte Kabulin dhe zona të mëdha të pjesës tjetër të vendit. Peizazhi i Luginës së Panjshir luan një rol në suksesin e tij mbrojtës.

Të futur në një vargmal dhe të arritshëm vetëm përmes një gryke të ngushtë, forcat vendase kanë shfrytëzuar prej kohësh vendndodhjen e tij të largët si një avantazh ndaj pushtuesve të mundshëm.

Para marrjes së Afganistanit nga talebanët, udhëheqësit e provincës Panjshir i kishin bërë thirrje qeverisë afgane në Kabul që t’u jepte atyre më shumë autonomi. Shumica e popullsisë së luginës janë taxhikë etnikë, ndërsa talebanët janë kryesisht Pashtunë.

Aleanca Veriore

Pasi sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani në 1989, fraksione të ndryshme muxhahedine ose luftëtarë të shenjtë islamikë u ndanë në grupe, duke luftuar për kontrollin e vendit. Nga ky kaos, Massoud krijoi Aleancën Veriore, një koalicion i forcave uzbeke dhe taxhike. Për një kohë forcat e tij pushtuan Kabulin, por u akuzuan për abuzime të të drejtave të njeriut. Pjesa më e madhe e vendit ra në duart e talebanëve në 1996.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Por Aleanca Veriore, nën udhëheqjen e Mssoud, arriti ta mbajë Luginën Panjshir të lirë nga kontrolli i grupit militant gjatë gjithë sundimit të tij. I njohur si “Luani i Panjshir”, Massoud udhëhoqi një ofensivë anti-talebane derisa u vra nga njerëzit e “Al Kaedës” dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Koalicioni tani udhëhiqet nga djali i Massoud, Ahmad Massoud, i cili është zotuar të vazhdojë luftën kundër talebanëve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”

June 13, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

June 13, 2025
11
I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari
Lajme

I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari

June 13, 2025
14
Britania e Madhe reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
Lajme

Britania e Madhe reagon pas sulmeve izraelite ndaj Iranit

June 13, 2025
26
Vdes tragjikisht në Kotorr të Skenderajt ish-ushtari i UÇK-së – TMK-së e FSK-së  Driton Hajrizi
Lajme

Vdes tragjikisht në Kotorr të Skenderajt ish-ushtari i UÇK-së – TMK-së e FSK-së Driton Hajrizi

June 13, 2025
7
Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin
Bota

Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin

June 13, 2025
38
Next Post
Hudhet poshtë aktakuza për korrupsion ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve

Hudhet poshtë aktakuza për korrupsion ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve

Më të fundit

  • Vazhdon edhe sot seanca për “Banjskën”
  • Sot “Cirku” i 31 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
  • I dënuar në Itali për krime seksuale, kapet në Elbasan 50-vjeçari
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi