Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish ka folur për takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ai e ka përsëritur që sipas tij është shumë e papërshtatshme të flasësh me Kurtin.
Vuçiq ka folur edhe për idenë e “Open Balkan”, duke thënë se është një ide fantastike.
“”Open Balkan” është një ide fantastike, është ide fantastike për Ballkanin, njerëzit kanë ëndërruar për një gjë të tillë për më shumë se një shekull e gjysmë. Disa kanë vuajtur si pasojë e një ideje të tillë. Ne s’kemi pse i shërbejmë askujt, ne duhet të respektojmë fqinjët tonë. Edi Rama dhe unë qeshim kur I dëgjojmë komentet e atyre se pse s’duan t’i bashkohen idesë së “Open Balkan”. Por ne kurrë nuk do t’i ndjekim. Kush do, do, kush nuk do, nuk do. Amerika e ka përkrahur një projekt të tillë që nga fillimi dhe jam shumë mirënjohës. Derisa evropianët kanë rezerva, sepse nuk qëndrojnë prapa timonit. Ne mund të bëhemi makineri e zhvillimit ekonomik në BE. Ballkani do të ketë normën më të lartë të rritjes në vitin e ardhshëm përsëri”, ka thënë Vuçiq.