Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, virus ky që bartet përmes pickimit të mushkonjave.
Ky virus tashmë është shfaqur në vendet e Balkanit, Mediteranit dhe në Evropë, por sipas IKSHPK-së, në Kosovë nuk ka akoma raste të tilla.
“Kujdes nga pickimi i mushkajave! Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në vendet e Balkanit, Mediteranit dhe në Europë, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.