Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas francez në Prishtinë, pasi i njëjti më 18 gusht e kishte goditur me veturë një këmbësore dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ka njoftuar se pas arrestimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, rreth orës 22:25.