Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit që pasqyrojnë gjendjen në pikat kufitare në vend.
Bazuar në këto të dhëna, gjendja në të gjitha vendkalimet duket të jetë e qetë dhe vërehet një rënie drastike e fluksit të automjeteve në kufi.
Pika më e ngarkuar kufitare është Dheu i Bardhë. Për të hyrë në territorin e Kosovës nga kjo pikë, qytetarët po presin deri në 10 minuta, ndërsa për të dalë deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera pritja maksimale është deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën prej tyre vetëm pesë minuta.