Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, e cila do ta marrë atë në pyetje.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec.