lorand Shehu, që ka pranuar se ka vrarë gruan e tij Anisa Shehu, ka dalë para gjykatës në Athinë.
I rrethuar me policë dhe me pranga në duar 39-vjeçari është parë teksa është futur në gjykatë.
Para objektit të gjykatës ai është pritur me protesta nga familjarët e Anisës, të cilët e kanë sulmuar. Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga mediat greke, 39-vjeçari është mbrojtur nga policët.
Të inatosur nga krimi i rëndë që Shehu ka kryer, familjarët e Anisës kanë tentuar që ta rrahin.
Një ditë më parë mediat vendase kanë publikuar detaje tronditëse nga krimi i rëndë. Në dëshminë e tij Florand Shehu ka treguar se e ka vrarë gruan nga xhelozia.
Siç citohet nga mediat ai ka thënë se e kishte qëlluar me thikë Anisën kur ajo ishte në gjumë dhe e kishte mbytur me duar që të mos bërtiste.