Një rast i veprës penale “Vjedhje e rëndë” është raportuar mëngjesin e sotëm në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë. Hetuesit policorë pas disa orëve kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar.
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën Ferat Dragaj në Mitrovicë, në një shtëpi private, ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore do t i kthehen pronarit”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.
Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.