Mbi 4 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në të gjithë botën. Në listën e vendeve më të vaksinuar kryeson Kina.
Sipas faqes “Ourworldindata.org”, ku janë përpiluar të dhënat e vaksinës COVID-19, Kina është vendi me më shumë vaksina në planet, me 1 miliard e 640 milionë doza, e ndjekur nga India me mbi 461 milionë.
Ndërkaq në Izrael për personat mbi 60 vjeç të cilët kanë marrë dy dozat e para të Pfizer të paktën pesë muaj më parë, ka filluar administrimi i dozave të treta kundër COVID-19.
Presidenti Isaac Herzog, i cili mbush 61 vjeç në shtator, ishte i pari që mori dozën e tretë.
Kjo vjen pas një rritje të infeksioneve në Izrael dhe shqetësimit në shumë vende për Delta, i cili përhapet shumë shpejt. Kryeministri Naftali Bennett tha se kjo shtytje është duke u nisur për t’u kujdesur për të moshuarit në vend.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se Varianti Delta i Covid-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt, para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe.
Varianti më i përhapur u vërejt së pari në Indi. Ku tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, sipas OBSH-së.
Vaksinat kundër Covid-19 në të gjithë botën i kanë tejkaluar 4 miliardë 104 milionë doza.
Kina – 1 miliardë 640 milion doza.
India – 461 milionë 518 mijë.
ShBA – 344 milionë 930 mijë.
Brazili – 140 milionëë 170 mijë.
Gjermania – 92 milionë 50 mijë.