• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

SHBA-ja, Kinës: do ta parandalojmë këdo që bën gabim të përballet me ne

28/07/2021 - 15:32:22
SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat në këto zgjedhje

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, ka kritikuar Kinën për agresionin e saj në Detin e Kinës Jugore dhe ndaj Tajvanit, duke thënë se fokusi i tij është i përqendruar në përmirësimin e raporteve në Indo-Paqësor dhe në aftësinë ushtarake në një përpjekje për të “parandaluar këdo që bën gabimin për t’u përballur me ne”.
Në fjalimin e tij të parë madhor mbi sigurinë në Azinë Juglindore dhe ngritjen e Kinës, shefi i Pentagonit tha se SHBA-ja është e përkushtuar për të siguruar një rajon të lirë, të hapur dhe të bazuar në rregulla dhe sulmoi Pekinin për mospërmbajtje në ato parime.
“Pretendimi i Pekinit ndaj shumicës dërrmuese të Detit të Kinës Jugore nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare”, tha gjenerali në pension i Ushtrisë gjatë një fjalimi në Singapor.
“Për fat të keq, mosgatishmëria e Pekinit për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe për të respektuar sundimin e ligjit, nuk po ndodh vetëm në ujë. Ju keni parë gjithashtu agresionin e Pekinit kundër Indisë dhe destabilizimin e situatës përmes veprimtarive ushtarake dhe formave të tjera të detyrimit kundër popullit të Tajvanit, si dhe duke ushtruar gjenocid dhe krime kundër njerëzimit kundër myslimanëve ujgurë në Xinjiang.”
Austin, i cili po viziton gjithashtu Vietnamin dhe Filipinet-në një rajon për të cilin tha se ishte përparësia kryesore strategjike e departamentit të tij, po fliste një ditë pas bisedimeve të fundit të ftohta midis Zëvendëssekretarit të Shtetit të SHBA-së, Wendy Sherman, dhe Zëvendësministrit të Jashtëm kinez, Xie Feng, që përfunduan me akuzën e Kinës ndaj Uashingtonit për cilësimin e tij si një “armik i imagjinuar”.
Ndërsa tensionet mbeten të larta, Austin tha se SHBA-ja është e përkushtuar për të shmangur konfliktin me Kinën.
“Këto dallime dhe mosmarrëveshje janë reale. Por, mënyra se si menaxhohet, ndihmon. Ne nuk do të trembemi kur interesat tona janë të kërcënuara, megjithatë nuk shohim ndonjë konfrontim”,tha ai.
“Jam i përkushtuar të ndjek një marrëdhënie konstruktive, të qëndrueshme me Kinën, duke përfshirë komunikime krize me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit.
“Ne konkurrojmë me njëri-tjetrin medoemos, sepse jemi dy fuqi ekonomike. Të dy kemi një fuqi ushtarake mbresëlënëse. Por, ne nuk kërkojmë konflikt me Kinën.”
Mes frikës në rritje se Kina po përgatitet të mbisundojë Tajvanin, komandanti i atëhershëm i Komandës Indo-Paqësore të SHBA-së, Admirali Philip Davidson, parashikoi në mars se Pekini mund të jetë gati të ndërmarrë një veprim të tillë deri në vitin 2027.
Austin nuk e dha vetë një kronologji të tillë, por tha se udhëheqësi kinez, Xi Jinping, “kishte qenë i zëshëm për atë që interesat e tij po shkojnë përpara dhe unë mendoj se duhet ta marrim këtë seriozisht”.
Austin denoncoi gjithashtu ngritjen e krimeve të urrejtjes dhe diskriminimin kundër aziatiko-amerikanëve të SHBA-së, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Ndërsa Sherman u takua me udhëheqësit në Xhakarta, Bangkok dhe Phnom Penh në fillim të qershorit, vizita e Austinit në rajon është e para nga një anëtar i Kabinetit të Bidenit.
Me njeriun kyç të Shtëpisë së Bardhë për Azinë, Kurt Campbell, duke kërkuar një prani më të madhe në Azinë Juglindore, na shfaqet një aktivitet edhe më i madh. Politico raportoi së fundi se kishte plane që Zëvendëskryetarja e SHBA-së, Kamala Harris, të vizitonte Singaporin dhe Vietnamin muajin tjetër.
Austin u takua dje edhe me Kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ng Eng Hen. Derisa qëllimi i vizitës së tij në Vietnam ishte që të forconte lidhjet e sigurisë me këtë vend, ndalesa e tij në Manila ishte padyshim më e rëndësishme, meqë SHBA-ja i bëri ofertë këtij vendi për të arritur një marrëveshje afatgjatë që e lejon atë të vendosë trupa në Filipine.
Presidenti i Filipineve në largim, Rodrigo Duterte, vitin e kaluar sinjalizoi se ai do të prishte paktin, pasi kishte zhvendosur politikën e Jashtme më afër Kinës, megjithatë ai u vonua me këtë vendim, për çka Sekretari i Mbrojtjes i Filipineve, Delfin Lorenzana, sinjalizoi javën e kaluar se marrëveshja kishte të ngjarë të shtyhet paksa.

Lexo më shumë

Bill Gates do ti dhurojë 200 miliardë dollarë nga pasurija e tij për të varfërit

Bill Gates do ti dhurojë 200 miliardë dollarë nga pasurija e tij për të varfërit

May 9, 2025
5
Amerika i dëbon nga ushtarija transgjinorët

Amerika i dëbon nga ushtarija transgjinorët

May 9, 2025
6
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Bill Gates do ti dhurojë 200 miliardë dollarë nga pasurija e tij për të varfërit
Bota

Bill Gates do ti dhurojë 200 miliardë dollarë nga pasurija e tij për të varfërit

May 9, 2025
5
Amerika i dëbon nga ushtarija transgjinorët
Bota

Amerika i dëbon nga ushtarija transgjinorët

May 9, 2025
6
Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
35
Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve
Bota

Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

May 7, 2025
32
Presidenti kinez sot në Rusi, do të marrë pjesë në paradën e Putinit
Bota

Presidenti kinez sot në Rusi, do të marrë pjesë në paradën e Putinit

May 7, 2025
4
Ja pse India po e sulmon me Pakistanin?
Bota

Ja pse India po e sulmon me Pakistanin?

May 7, 2025
100
Next Post
Gjeti të dashurën në ‘Instagram’, gurbetqari kthehet pas 6 vite në Kosovë për ta takuar për herë të parë atë

Gjeti të dashurën në ‘Instagram’, gurbetqari kthehet pas 6 vite në Kosovë për ta takuar për herë të parë atë

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi