“Vala e katërt” e pandemisë së koronavirusit ka filluar.
Kjo u deklarua nga Lothar Wieler, presidenti i institutit gjerman të shëndetit publik, Robert Koch institut, në një video-konferencë me ministrin përgjegjës të Zyrës së Kancelarisë Helge Braun dhe krerët e Kancelarive të 16 Laender gjermanë.
Por një vendim se si të veprohet në të ardhmen do të merret vetëm; më 10 gusht, kur do të mbahet konferenca e radhës midis kancelares Angela Merkel dhe ministrave-presidentë të Laender për të vendosur mbi masat e reja që do të merren. (ANSA)