Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në një motel në Kllokot.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur) në një motel.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.