Vazhdon të përflitet se trajneri Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpooli.
Së fundi trajneri gjerman ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me të ardhmen e tij duke folur edhe për mundësinë që në një të ardhme ta drejtojë edhe Kombëtaren e Gjermanisë, transmeton KTV.
“Nuk mund të them asgjë së ardhmes nuk i dihet. Sa i përket ekipit kombëtar nuk e di nëse mund të isha personi i duhur”, u shpreh Klopp.
52-vjeçari ka kontratë me të kuqët deri në vitin 2022.