Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 3 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310 mijë e 415 doza të vaksinës.
Deri më sot 90 mijë e 165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve është 12 mijë e 430.
Ndërkaq numri i rasteve aktive në Kosovë është 98.