Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar kanë njoftuar se sot është operuar me sukses një fëmijë 2 vjeç, të cilit i është hequr tumori me përmasa të mëdha.
Ata kanë njoftuar se mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2-vjeçare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.
“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut”, kanë shkruar ndër të tjera në Facebook.
Postimi i plotë:
Operohet me sukses një fëmijë 2 vjeç, i hiqet tumori me përmasa të mëdha
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjecare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.
Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.
Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi.