Një personi i është djegur vetura në oborrin e shtëpisë së tij gjatë ditës së djeshme në Gllogoc.
Policia ka njoftuar se viktima ka treguar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij, dëmi ndaj të cilës arrinë shumën rreth 1000 euro.
Tutje policia ka njoftuar se viktima ka raportuar se dyshon se kjo zjarrëvënie është i lidhur me detyrën e tij zyrtare.