Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke u kryer bastisje në tri komuna (Pejë, Klinë dhe Istog).
Bastisjet po kryhen me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.
Indeksonline nga burimet e veta mëson se në Istog u arrestuan tre zyrtarë komunal.
Jashar Blakaj, Rexhep Blakaj dhe Elfete Blakaj janë të arrestuarit në aksionin e sotëm në Istog.
Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme do t’i drejtohet opinionit publik me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.