indikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton se nesër do të vazhdojë grevën e pezulluar të datës 20 maj të këtij viti, duke ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Vendimi për vazhdimin e grevës, sipas kësaj sindikate, është marrë pasi që Ministria e Financave nuk u është përgjigjur atyre në lidhje me kërkesat e adresuara, as pas shkresës së fundit, të dërguar më 9 qershor 2021.
Përmes kësaj shkrese, Sindikata e Punëtorëve të ATK-së, kishte kërkuar nga Ministria e Financave:
1. Krijimin e kushteve të punës;
2. Propozim ndryshimin e statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;
3. Kompenzime të tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake).
Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.