Një grua është arrestuar dje rreth orës 19:00, në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Ajo po dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj, para dhjetë ditësh, në kryeqytet.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.