Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se askush nuk është duke i ofruar asgjë sa i përket çështjes së Kosovës.
“Askush nuk po na ofron një ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, tha ai pasi u pyet nga gazetarët se nëse emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell e kishte siguruar Serbinë se do të hiqej taksa dhe se aa do t’i kërkohej diçka në këmbim, por edhe rreth asaj se a është folur për ndarje.
“Më duhet kohë për të reflektuar mbi bisedën me Richard Grenell dhe për të parë se çfarë mund të bëjmë më tej”, ka shtuar ai, transmeton Klan Kosova.