Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rastin e helmimeve të mbi 164 qytetarëve në komunën e Deçanit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka përcjellur me shqetësim situatën e krijuar në Deçan.
Ai ka falënderuar Shtabin Emergjent të Komunës, kryetarin Bashkim Ramosaj, personelin mjekësor dhe teknik të QKMF dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate.
“Përderisa jemi në pritje të raportit zyrtar për shkaqet e këtij helmimi, të gjithë qytetarët që kanë simptoma, ju uroj t’i tejkalojnë sa më shpejt”, ka shkruar Haradinaj.
Qindra qytetarë të Deçanit mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit nga uji i pijes.