Qysh në fillim të vitit 2021 ishte shembur një pjesë e asfaltit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj.
Edhe pas më shumë se shtatë muajsh kjo rrugë është në gjendje të njëjtë, duke penguar dukshëm komunikacionin.
Përveç pengesës, kjo rrugë përbën edhe rrezikshmëri të lartë, megjithatë shteti ende nuk ka gjetur vullnetin për ta riparuar.
Ekipi i KosovaPress-it qëndroi këtë të shtunë në këtë pjesë dhe solli pamje që tregojnë për gjendjen e rëndë të kësaj pjese të rrugës.
Kjo pjesë është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Ende nuk dihet se sa është dëmi i shkaktuar, dhe si pasojë e reshjeve kanë bërë që shembja e rrugës të thellohet.
Por ajo që tashmë dihet, kualiteti i dobët i punimeve del të jetë shkaku kryesor, pasi ende pa u mbushur një vit nga asfaltimi, ndodhi kjo shembje