Një zyrtar policor në Pejë është kanosur dje pas mesnate në Pejë. Fillimisht, qytetari u arrestua me dyshimet për një rast të lëndimit trupor.
I njëjti ishte në gjendje të dehur dhe ka ofenduar policët. Pasi u dërgua në stacionin policor, ai ka takuar një zyrtar policor të cilin e kanosur me fjalë, kinse ai e ka arrestuar atë më parë në një rast tjetër, shkruan Indeksonline.
“Ma ke bastis kerrin. Sonte kesh me gru e më arrestove, se t’isha kanë vet nuk kishte pshtu lehtë. Shihemi tjera here, deken kam me ba e s’ki mem arrestu mo” kanë qenë fjalët kërcënuese të qytetarit ndaj policit.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin policor te personit te dyshuar për veprën penale kanosje ndaj personit zyrtar