Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviq, do të jenë mysafir special më 11 korrik në Srebenicë të Bosnjës, në ditën kur dhe shënohet përvjetori i gjenocidit.
Ai do të pritet nga anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, përcjell Gazeta Sinjali.
Mirëpo, jo edhe nga anëtari serb i kësaj presidence, Milorad Dodik, i cili disa herë ka mohuar se në Srebrenicë më 11 korrik 1995 ka ndodhur gjenocidi.
Mali i Zi bashkë me Kosovën janë dy vendet e vetme deri tani të Ballkanit Perëndimor të cilat në kuvendet e tyre shtetërore kanë miratuar rezoluta që e dënojnë gjenocidin e Srebrenicës ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë.