Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.
Ani Simoni ka kërkuar sot në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.
Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë.
Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.