• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ju tërheqin nga hunda, Rama-policisë: Pronarët e lokaleve janë tutorët tuaj

08/07/2021 - 09:34:57
Ju tërheqin nga hunda, Rama-policisë: Pronarët e lokaleve janë tutorët tuaj

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së tij me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit ka evidentuar si problematikë fenomenin e ryshfetit, duke kërkuar nga SHÇBA që të hetojë të gjitha rastet të cilat mund të jenë të dyshimta.

Me tonë të ashpra Rama nënvizoi, se kjo nuk është paraqitje dinjitoze për një vend që aspiron të jetë në krye të turizmit në Ballkan.

Lexo më shumë

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
6

“Policia e Shtetit është e respektuar prej disa vitesh si një institucion me besueshmëri të lartë. Cënimet etike, si dhe lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël, sidomos te strukturat e policisë rrugore janë të patolerueshme. Dua të theksoj rolin e SHÇBA-së dhe ta nxis publikisht që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve. Ne e kemi rritur edhe në harmoni me pritshmërinë e qytetarëve rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë.

Është e papranueshme që kjo, të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshëm të përfitimit të ryshfetit, është e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, qytetarët të mos ndijnë ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor. Vetë strukturat e Policisë së Shtetit dhe të SHÇBA-së, kanë konstatuar që problematikat e qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjësinë e duhur dhe kohën e duhur.”- tha Rama.

Gajtë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, u ndal te plagosja që ndodhi në një lokal të Sarandës, teksa theksoi se përgjegjësia në këtë rast ishte e Policisë së Shtetit, e shtoi, se me ministrin Çuçi ka diskutuar që kupola drejtuese e qytetit bregdetar të vendoset nën hetim.

“Sot, ku ne jemi tanimë në sezon turistik, e numri i lartë i pushuesve është domethënës, të kemi policinë e qytetit përmes individësh të padenjë, që i shkojnë kundra detyrimit të të gjithëve bashkë, për t’i pritur e për t’i sajdisur pushuesit sipas traditës më të mirë shqiptare dhe standardeve më të mira të një vendi që po kërkon të bëhet kampione e turizmit në Ballkan.

Mungesë etike, komunikimi nga personeli policor janë shfaqje të neveritshme që duhen luftuar me zero tolerancë. Këtu dua të nënvizoj fort një fakt, që në vetvete është sfidues për ligjin, për shtetin, është sfidues për policinë e shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë orarin e orës policore, krijojnë abuzime degjeneruese deri në krisma dhe në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Kush janë ata? Ata janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore.

Ata janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me policinë e shtetit që tërheqin prej hundësh shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të akviteitit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant, e kam ndarë këtë gjë me Ministrin e Brendshëm dhe ai rast duhet të dërgonte në hetim penal të gjithë drejtuesit atje”, tha Rama.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
6
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
3
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
2
Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, n’takimi me Kurtin e Osmanin
Lajme

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Prishtinë, n’takimi me Kurtin e Osmanin

May 14, 2025
6
Rama i kërcënon  Kosovën e Bosnjën për idenë e Serbisë
Lajme

Kryeministri britanik e quan historike fitoren e Edi Ramës: Pres të punojmë së bashku

May 14, 2025
7
Next Post

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

Më të fundit

  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
  • Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18
  • Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi