Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se dje për herë të parë në historinë e Rëpublikës së Kosovës ka ndodhur një skandal diplomatik.
Ai ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz nuk ka uruar SHBA-të për ditën e pavarësisë.
“Donika Schwarz nuk ka bërë asnjë urim të drejtpërdrejtë për aleatin strategjik, por është mjaftuar vetëm me një rishpërndarje të postimit në Tëitter të MFA Kosovo, asaj faqes që bënte postime skandaloze”, ka shkruar ai.
Ndodhi për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovëe dhe i kalon kufijtë e skandalit diplomatik.
Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Schwarz, në Qeverinë që drejtohet nga Kryeministri Albin Kurti, nuk ia ka uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 《Ditën e Pavarësisë, 4 korrikun》.
Donika Schwarz nuk ka bërë asnjë urim të drejtpërdrejtë për aleatin strategjik, por është mjaftuar vetëm me një rishpërndarje të postimit në Twitter të MFA Kosovo, asaj faqes që bënte postime skandaloze.
Edhe kur flet, por edhe kur hesht, kjo ministre është skandaloze. Qëndrimi i saj në Qeveri po dëmton seriozisht Republikën e Kosovës.