Memli Krasniqi, kryetari i sapozgjedhur i PDK-së ka folur pasi u votua për këtë pozitë.
Ai falënderoi delegatët që e votuan dhe tha se “do të kemi shumë sfida, por do të ia dalim.”
“Nuk kam fjalë që t’ua shpreh ndjenjën e falënderimit dhe përgjegjësisë që kam ndaj jush ku ju sapo më mveshët me besimin që ua kërkova për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët për të shkuar në rrugën e dy liderëve tonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Do t’ua shpërblej me punë e më përkushtim të pandalshëm. Do të kemi shumë sfida e pengesa dhe jam i sigurt që nuk do të jetë fare e lehtë, por unë e njoh vullnetin e partisë sonë, dhe duke bazuar në këtë energji të pashtershme do të ia dalim. Na prift e mbara”, tha Krasniqi.