Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 40-vjeçares në Malishevë. Sipas Policisë, ajo ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës, ku ka qenë duke banuar.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsy në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes”.
“Rr. Skënderbeu, Malishevë 02.07.2021 ─ 09:00. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës në të cilën ajo ka qenë duke banuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsy”, thuhet në raport