Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren mes një kamioni dhe dy çiklistëve.
Dy çiklistët, njëri 13 vjet dhe tjetri 17 vjet për shkak të lëndimeve të rënda që kanë marrë janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 9:30, në rrugën tranziti i ri në Prizren ka ndodh një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy çiklistëve, ku dy çiklistët kanë pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë trajtuar në emergjencën në Prizren, pastaj u dërguan QKUK. Ata janë fëmijë, njëri diku rreth moshës 13 vjet dhe tjetri 17 vjet”, tha Osmanollaj.