Një gjykatë në Britaninë e Madhe mbeti pa fjalë kur një i dyshuar për vrasjen e dy motrave deklaroi para trupit gjykues se e kreu krimin e rëndë pasi kishte bërë një ujdi me djallin që të fitonte lotarinë.
19-vjeçari Danyal Hussein po gjykohet nga një gjykatë në Old Bailey për vrasjen e motrave Bibaa Henry dhe Nicole Smallman në qershorin e vitit të kaluar.
Trupat e dy femrave u gjetën të fshehura në shkurre, pranë një vendi të njohur ku bëhet piknik pasi po festonin ditëlindjen e Bibaa në parkun Fryent në Wembley.
Hussein dyshohet se ka përdorur gjakun e tij për të nënshkruar një marrëveshje me një “demon” të quajtur Lucifuge Rofocale, të cilit i ka premtuar sakrifikimin e disa femrave për të fituar lotarinë “Mega Millions”.
Në vijim të dëshmisë i riu tregon se në një marrëveshje tjetër ai i ka ofruar djallit gjakun e tij për të fituar “potencë seksuale” dhe dashurinë e një vajze që kishte në shkollë.
Prokurori më pas rrëfen se me një thikë të madhe Hussein sulmoi motrat në veri të Londrës. Ai i fshehu trupat e tyre në mes të shkurreve, të cilat u gjetën një ditë më vonë nga i dashuri i zonjës Smallmans./A2CNN