Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Laitifi, ka bërë me dije se në këtë komunë të enjten zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve.
“Dihet se gruri është një kulturë strategjike për vendin tonë, ndaj fermerët tanë i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, me shpresën të kemi një vit sa më të mbarë. Gjithashtu, uroj të kemi rendimente më të larta të prodhimit, në mënyrë që sadopak t’ju shpërblehet djersa dhe mundi i punës së tyre. Qoftë vit i bereqetshëm”, ka thënë kryetari Latifi.