Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot në ndërtesën e Qeverisë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit për media.
Takimi do të mbahet në orën 15 e 10 minuta.
“Kryeministri Albin Kurti pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, thuhet në njoftim.