Policia e Kosovë ka arrestuar dy persona mëngjesin e ditës së sotme, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një armë zjarri.
“Rreth orës 10:00 është raportuar për një rrahje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen në funksion të procedimit të mëtejmë të rastit”, ka thënë ai.