Njësiti Anti-Kontrabandë i Doganës së Kosovës ka identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues/furgon, i cili dyshohet se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara
Me këtë rast, dogana njofton se janë konfiskuar 1 mijë e 200 litra pije joalkoolike të kontrabanduara.
“Të gjitha mallrat janë konfiskuar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e doganës