Vijon të jetë alarmante prej disa ditësh situata me mbetjet në qytetin turistik të Durrësit.
Gjithë qyteti kundërmon erë të rëndë në kulmin e sezonit dhe plehrat janë prezente në çdo lagje.
Sipas të dhënave, mbetjet kanë filluar të grumbullohen në zonën e Nishtullës, për të bërë ndarjen dhe për t’i dërguar gati nëpër fabrikat e riciklimit.
Një pjesë e koshave të pastruar janë çuar në këtë zonë duke krijuar situatë të rënduar, ndërkohë që qytetarët kundërshtojnë këtë vendim të bashkisë.