Një grua nga Gjakova ka raportuar se bashkëshorti, vjehrra dhe kunata, i kanë shkaktuar dhunë psikike
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjakovë, ku ankuesja ka deklaruar se të dyshuarit e kanë fyer dhe kanë ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar bashkëshorti, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë, 27.06.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se tre te dyshuarit –bashkëshorti , vjehrra dhe kunata e saj i kane shkaktuar dhune psiqike duke e fyer me fjale fyese. Lidhur me rasti i dyshuari bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim te prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt”, ka bërë të ditur policia.