Para dy ditësh një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte sulmuar nga djali i tij.
Ky rast të cilin Policia e Kosovës e ka konsideruar “dhunë në familje”, ka ndodhur në Prizren
Policia ka bërë të ditur se viktima këtë rast babait i është ofruar ndihmë mjekësore ndërsa të dyshuarit, djali është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prizren 24.06.2021 – 21:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune fizike ndaj babait të tij me këtë rast viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.