Kroacia ka regjistruar 23 raste të reja të koronavirusit indian i njohur edhe si varianti Delta i cili ka një shpërndarje më të madhe se virusi origjinal.
Ky lloj virusi po vlerësohet se është më i rrezikshëm dhe ka një shtrirje më të madhe tek gjeneratat e reja. Shteti kroat ka konfirmuar rastet duke paralajmëruar vendosjen e masave.
Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak, ka deklaruar se ata janë të shqetësuar me përhapjen e këtij varianti të koronavirusit.
“Virusi indian shpërndahet 40 herë më shpejtë për dallim nga virusi origjinal. Indikacionet janë se virusi është më serioz dhe i prek gjeneratat e reja. Nëse shpërndahet me një shpejtësi në mesin tonë atëherë ne do të duhet të aplikojmë masa më të rrepta” ka thënë ai.