Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili tha dje se kryeministri Albin Kurti është pritur në Francë nga presidenti Emmanuel Macron si askush tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.
Besian Mustafa ka publikuar një video të takimit të ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak më 1998.
“Bone tag dikush atë deputetin e LVV që tha se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.” Qe pritja “bash qeshtu”, bile para 23 vjetve. Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021“, ka shkruar ai në Facebook.