Për ditën e sotme janë paralajmëruar të zhvillohen disa aktivitete në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky është njoftimi i plotë:
– Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizon konferencë mbi rishkimin e sektorit të pylltarisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)
– Komuna e Gjilanit vazhdon aksionin e pastrimit të ambientit te penda e Livoqit. (Gjilan, ora 10:00)
– Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës organizojnë konferencën kombëtare: “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, ora 10:30)
– OJQ Crno Beli Svet, me mbështetjen e Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik prezanton rezultatet e analizës “Qasshmëria e institucioneve për qytetarët në Kosovë”. (Qendra mediatike Cagllavicë, ora 11:00)
– Kuvendi i Kosovës mban seancë e rregullt plenare. (Ndërtesa e Kuendit, salla e seancave plenare, ora 11:00)
– Komuna e Rahovecit organizon debatin publik me qytetarë për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)
– Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)
– Hapet ekspozita me vizatimet e fëmijëve “Me superfuqinë time, do të ndryshoja…”. (Restaurant “n’Bahçe”, Prishtinë, ora 11:00)
– Universiteti për Biznes dhe Teknologji mban festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë, “Global UBT FEST 2021”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 13:00)
– Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje për studime duale me Viva Fresh Store. (Kolegji Universum në Lipjan, ora 13:00)
– Hapet fabrika për prodhimin e Dyerve dhe Dritareve nga Plastika dhe Alumini, Fabrika Novolani. (Fshati Nedakoc, Vushtrri, ora 16:00)