Gazetari Milaim Zeka ka thënë se Sami Lushtaku nuk do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe se do të tërhiqet nga të gjitha postet e kësaj partie.
Zeka në emisionin ‘Dpt te Fidani’ në T7 tha se Lushtaku nuk ka asnjë synim që të jetë as edhe anëtar i PDK-së, pasi ai do të fokusohet në kandidimin e tij për kryetar të Skenderajt.
“Sami Lushtaku nuk është kandidat për kryetar të PDK-së dhe nuk do të jetë kandidat. Ai do të tërhiqet nga të gjitha postet e PDK-së, për arsye se ka që një vit e gjysmë që ai njeri ka bërë një luftë brenda PDK-së që me ju kriju hapësirë njerëzve të rinj.
Lushtaku nuk ka asnjë synim as një pretendim që të jetë anëtar i PDK-së. Ai do të fokusohet në kandidimin e tij për kryetar të Skenderajt”, tha Zeka.
Ndryshe, dje përmes një deklarate lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për zgjedhje të brendshme partiake në të gjitha degët, nëndegët dhe seksionet.