Një çift në Kolorado po kërkon përgjigje nga një spital në Denver pasi ata thonë se fytyra e vajzës së tyre të porsalindur është prerë gjatë lindjes me prerje cezariane.
Reazjhana Davis dhe Damarqus Williams mirëpritën vajzën e tyre, Kyanni Williams, në një spital në Denver të martën e kaluar, por gëzimi i takimit me fëmijën e tyre më të vogël ‘u shua’ nga frika dhe zhgënjimi pasi mësuan për dëmtimin që foshnja e tyre kishte pësuar gjatë lindjes.
Siç tregojnë fotot e shpërndara nga familja, foshnja Kyanni erdhi në botë me një prerje masive në faqen e saj të majtë, që përfundoi me 13 qepje dhe ndërhyrjen e një kirurgu plastik.
Davis, nëna e vajzës, tha se plani i saj origjinal ishte të lindte fëmijën në mënyrë natyrale, por vetëm disa minuta pasi iu dha një pilulë për të shpejtuar punën, ajo u dërgua për operacion.
“Ata thanë se foshnja jonë bëri një lëvizje të papritur dhe ata nuk mund ta dëgjonin rrahjen e zemrës së saj ose ta gjenin dhe e morën atë në një operacion të menjëhershëm”, tha babai.
Damarqus shtoi se mjekët i thanë se fytyra e Kyanni ishte afër murit të placentës.
Davis ka një djalë tre vjeç, dhe tha se ajo kurrë nuk ka dëgjuar për një foshnje që pëson dëmtime në fytyrë si rezultat i një operacioni cezarian, transmeton Klan Kosova.