Në Gërlicë paska dalë partia, për të amnistuar vendimin diskriminues të Qeverisë “Kurti 2” për anulimin e lidhjes së Vitisë, në këtë pikë, në Autostradën “Arbën Xhaferi”. Një zëvendësministër i shoqëruar nga disa deputetë të zonës dhe përfaqësues të bizneseve, qenka zotuar publikisht se kyçja do të bëhet vitin e ardhshëm, kurse sivjet do të përgatitet projekti ideor.
Poashtu, është e quditshme kjo qasje që në takimet për lidhjen e komunës sonë në këtë autostradë të mos jetë i pranishëm asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve komunale të Vitisë.
Kjo është hipokrizia e radhës, sepse vendimi për realizimin e këtij projekti ishte marrë nga Qeveria Mustafa dhe pastaj edhe nga Qeveria Haradinaj, i cili parashihte dy lidhje të reja: njëra për Ferizajn dhe tjetra për Vitinë.
Nëse Qeveria Kurti dëshiron të lë përshtypjen se është e interesuar t’iu bëjë zgjidhjen banorëve dhe bineseve të Komunës së Vitisë, nuk është dashur që nyjen në autostradë ta lidhë “nyje”.
Komuna e Vitisë edhe më herët ka shprehur indinjatën që lidhja e kësaj komune në autostradë , nuk po merr epilog. Për më keq, projekti nuk është përfshirë në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovë.
Anashkalimi i rreth 60,000 banorëve të Komunës së Vitisë dhe me mijëra biznese që operojnë në këtë komunë është i padrejtë.
Nuk na intetesojnë spektaklet mediale si ky i sotshmi, i zyrtarëve qeveritarë, por Komunës së Vitisë i nevojitet kyçja në Gërlicë. Presim që kjo çështje të mos zvarritet dhe të ndodhë gjatē këtij viti.