• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjakovari thotë se policët ia thyen këmbën gjatë arrestimit, hyn në operacion

21/06/2021 - 10:55:05
Gjakovari thotë se policët ia thyen këmbën gjatë arrestimit, hyn në operacion

V.Rr., 30-vjeç, po i nënshtrohet një operacioni në këmbën e majtë. Ai pretendon se zyrtarët policorë ia kanë shkaktuar lëndimin gjatë arrestimit, ditën e shtunë. Ngjarjen e ka rrëfyer një familjar i tij, teksa ka dërguar edhe pamje të arrestimit.

Sipas tij, arrestimi i V.Rr., ka ndodhur pas një meçi boksi në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë dhe qytetari i ka kërkuar policëve ta dërgojnë në spital, por sipas tij, policët kanë refuzuar duke i thënë se po gënjen.

Lexo më shumë

Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Gjendet i vdekur në Prishtinë një shtetas i huaj

May 25, 2025
7
Katër të plagosur në Tiranë në mesin e tyre dy të mitur

Tragjedi – 52-vjeçarin e mbytë bojleri i bie në kokë, vdes

May 25, 2025
13

“Këtij personi policët i kishin hipur përmbi duke ja vendosur këmbën në qafë dhe këmbën në këmbën e tij. Ku gjatë kësaj policia ia kishte thyer këmbën. I lënduari gjatë ngritjes në këmbë nga policia shihet shume qarte në video se nuk mund të ngrihet në këmbë për shkak të fatalitetit që ia bëri policia. Ky person i ka thënë ‘Më dërgoni në spital se ma keni thyer këmbën’, dhe policia e Gjakovës kanë reaguar shumë ashpër duke e ngre zhag dhe duke i thënë: ‘Je ka gënjen asgjë nuk ki’. Personat që degjohen duke bërtitur janë familjarët e tij. Këta bërtisnin duke i treguar se është i bërë operacion në dy këmbët e tij duke i thënë: ‘O lëshojeni se ja keni thyer këmbën’, dhe ata aspak nuk reagojnë. Pastaj vijnë dhe shumë policë të tjerë ku reagojnë shumë ashpër…”, deklaroi ai për Gazetën Express.

Spitali Rajonal i Gjakovës ka konfirmuar mëngjesin e sotëm operimin e qytetarit, teksa kanë treguar edhe lëndimet që i ka në këmbë.

“Ju konfirmoj se pacienti V. Rr., dje është trajtuar në Emergjencë, ka refraktur të femurit, ana e majte. Në këto momente pacienti po përgatitët të operohet”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, rastin policia e ka hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas raportit të djeshëm të policisë, tre të dyshuar i kanë sulmuar fizikisht referat dhe zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, rreth vendimit të gjygjëtarëve gjatë një turniri të boksit.

Ne raport nuk theksohet nëse ka persona të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

SULM NDAJ PERSNIT ZYRTAR/ Rr. Luan Haradinaj, Gjakovë 19.06.2021-17:31. Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit duke shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit të gjygjëtarëve gjatë një turniri të boksit, i kanë sulmuar fizikisht referat dhe zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Familjarët e personit që pretendojnë se policët ia kanë thyer këmbën, deklarojnë se ndaj zyrtarëve policorë kanë paraqitur ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet i vdekur në Prishtinë një shtetas i huaj

May 25, 2025
7
Katër të plagosur në Tiranë në mesin e tyre dy të mitur
Lajme

Tragjedi – 52-vjeçarin e mbytë bojleri i bie në kokë, vdes

May 25, 2025
13
Dështon për të 21-ën here konstituimin i Kuvendit, VV i pati veç 53 vota
Lajme

Dështon për të 21-ën here konstituimin i Kuvendit, VV i pati veç 53 vota

May 25, 2025
0
Lajçaku me opoziten u taku dje por jo edhe me Kurti, PSE ?
Lajme

Kurti e gjeti rrugën pa kamera sot

May 25, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Arrestohet një burrë në Merdare

May 25, 2025
19
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Burri rrah gruan dhe vajzën në Suharekë

May 25, 2025
4
Next Post
Arben Vitia e kapë “fshesën” i shkarkon dy zyrtarë

"Qytetarë, kini kujdes: Ministri, Vitia po ju mashtro me vaksinat dhe testet për kovid19" (foto)

Më të fundit

  • Gjendet i vdekur në Prishtinë një shtetas i huaj
  • Tragjedi – 52-vjeçarin e mbytë bojleri i bie në kokë, vdes
  • Dështon për të 21-ën here konstituimin i Kuvendit, VV i pati veç 53 vota
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi